ktu vehet reklama
Barcelona – Milan fakte dhe statistika interesante
Supersfida e Champions League mes Barcelonës dhe Milan do të jetë kryefjala e mbrëmjes së sotme. Katalanasit do të kenë një detyrë super të vështirë në këtë mbrëmje magjike pasi duhet të superojnë defiçitin e ndeshjes së parë në “San Siro”, ku u mundën me rezultatin 2-0. Por ato çfarë e motivojnë Barcelonën për të arritur një sukses ndaj kuq e zinjve janë statistikat në vijim. Barcelona ka 19 ndeshje pa u mundur në “Camp Nou” gjatë përballjeve të fundit në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 4 dhe duke fituar 15 prej tyre. Humbja e fundit në shtëpi është ajo ndaj Rubin Kazan 2-1 në Tetor të 2009-ës. Lionel Messi ka nevojë për një gol më shumë që të arrijë rekordin e Rud Van Nistelroy, me 56 gola, që të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve. Motivimi më i madh i katalanasve për të arritur një kualifikim të mundshëm vjen si një lloj dedikimi që mund t’i bëhet trajnerit të kësaj skuadre Vilanova i cili ndodhet akoma në Amerikë për tu kuruar. Në kampin tjetër edhe Milan ka synimet dhe arsyet e veta për të dalë me një rezultat pozitiv nga fusha e Camp Nou. Kuqezinjtë janë ekipi i pamundur në Serie A për vitin 2013, duke fituar shtatë ndeshje dhe barazuar tre. Milan është fituesi i shtatë Champions League dhe kjo statistikë i bën ato vërtet një skuadër që duhet patur frikë. Por të besuarit e Allegri nuk kanë statistika të mira ndaj skuadrave spanjolle. Në ndeshjet në transfertë kundër spanjollëve Milan ka regjistruar 4 fitore, 6 barazime dhe 13 humbje statistika këto jo shumë të mira për skuadrën nga Milano. 7 herë kampionët e Europës humbjen e fundit në tokën spanjolle e kanë regjistruar këtë sezon ndaj Malagës me rezultatin 1-0 në fazën e grupeve. Milani në pragë të kësaj sfide madhështore duhet të kujtojë përmbysjen e hidhur të Deportivos në sezonit 2003-2004, kur nga avantazhi 4-1 në shtëpi, kuqezinjtë u eleminuan në ndeshjen e kthimit pasi vendasit arriten përmbysjen e madhe historike me rezultatin 4-0. Por ajo që duhet theksuar është fakti se mes dy klubeve ka patur gjithmonë marrdhenie të mira. Ky fakt vihet re mënjëherë kur sheh se 15 futbollistë kanë veshur në të kaluaren fanellat e të dyja skuadrave i fundit ndër shumë emra të mëdhenj është Bojan Kërkiç që sonte do të mbajë të veshur fanellën e Milan.
